Warriors nuk lejon befasi, fiton ndeshjen e parë

Pa Kevin Durant, pa problem. Golden State Warriors e shkatërroi në ndeshjen e parë Portland Trail Blazers 116-94 në ndeshjen e parë të finaleve të Konferencës së Perëndimit.

Sport

15/05/2019 08:13

Blazers në fundin e pjesës së parë ngushtuan shumë diferencën, por dy tre-pikësha nga Steph Curry bëri avantazhi i vendasve të shkonte në nëntë.

‘Luftëtarët’ më pas mori momentumin dhe në çerekun e tretë shkuan me epërsi prej 17 pikëve, përcjell lajmi.net.

Në fund, skuadra e Steve Kerr arriti fitore bindës 116-94 në serinë e parë.

Curry ishte më i dalluar te vendasit me 36 pikë, ndërsa te mysafirët Lillard dhe McCollum shënuan 36 pikë bashkë. /Lajmi.net/