Warriors arrijnë fitoren e radhës, Lakers mposhten nga Clippers

Mbrëmë janë zhvilluar disa ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Sport

04/12/2021 08:47

Golden State Warriors ka arritur të mposht me lehtësi Phoenix Suns 118-96, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar dhe rezultati pas dy çerekëve të parë ishte 51-48, por diferenca u bë në dy çerekët e fundit ku vendasit ishin të pandalshëm për të arritur fitore të fund.

Stephen Curry ishte më meritori për fitoren e Warriors me 23 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Në anën tjetër Los Angeles Lakers janë mposhtur nga Los Angeles Clippers 115-119

Clippers ishin pothuajse gjatë tërë kohës në epërsi konstante të cilën arritën ta ruajnë deri në fund për të marrë një fitore të rëndësishme.

Më i miri te Clippers ishte Marcus Morris me 21 pikë, kurse te Lakers u dallua Anthony Davis me 27 pikë e 10 kërcime. /Lajmi.net/