‘Wanted’ portier

Jose Manuel Pinto do t’i ketë në dispozicion tetë ndeshje për të dëshmuar se e meriton të jetë në Barcelonë. Së paku kjo është periudha gjatë së cilës pritet të mungojë Victor Valdes pas dëmtimit që pësoi në miqësoren e Spanjës kundër Afrikës së Jugut të martën. 39-vjeçari Pinto ka hyrë në muajt e fundit…

Sport

21/11/2013 21:30

Jose Manuel Pinto do t’i ketë në dispozicion tetë ndeshje për të dëshmuar se e meriton të jetë në Barcelonë.

Së paku kjo është periudha gjatë së cilës pritet të mungojë Victor Valdes pas dëmtimit që pësoi në miqësoren e Spanjës kundër Afrikës së Jugut të martën.

39-vjeçari Pinto ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me gjigantin katalan, njësoj sikurse Valdes – i cili ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të këtij sezoni – andaj Barcelona është hedhur në kërkim të një portieri për edicionin e ri.

Pinto ndoshta edhe mund të mbetet por Valdes shumë vështirë. Sipas të përditshmes sportive madrilene Marca, drejtuesit e klubit nga Nou Camp kanë intensifikuar përpjekjet për të sjell një portier të ri.

Emrat më të përfolur vazhdojnë të jetë Ter Stegen nga Borussia Monchengladbach, Thibaut Courtois nga Atletico Madrid dhe Pepe Reina nga Napoli.