Wanda Nara zbulon të ardhmen e Icardit

Wanda Nara është e gatshme t’i jap fund telenovelës së stërzgjatur rreth të ardhmes së Mauro Icardit.

Merkato

18/03/2019 13:58

Mauro Icardi ka më shumë se një muaj që nuk po luan te Interi, andaj agjentja dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara po i jep fund kësaj situate.

Ajo ka thënë se ata janë afër marrëveshjes me Beppe Marottan, pasi duan të avzhdojnë te nerazurët.

“Të gjithë flisnim për një krizë të Interit, por unë isha e bindur se do të fitonte”, tha fillimisht Nara, përcjell lajmi.net.

“Rikthimi i Mauros? Unë nuk di asgjë për takimin e mundshëm të së premtes, kam biseduar me Marottën dhe paqja është afër. Nëse Mauro takohet me trajnerin të premten, ata do të duhet të bisedojnë hapur me njëri-tjetrin”.

Kjo është shenja e parë e rëndësishme e paqes, megjithatë Wanda Nara përsërit të njëjtat gjëra: “Mauro është duke u rimëkëmbur nga problemi i gjurit, i cili është real. Ai ka luajtur me dhimbje edhe përpara, për të treguar sa interesohet për Interin. Sapo të jetë në gjendje, do të kthehet, nuk ka probleme me ekipin.

“Ne i kemi shqyrtuar të gjitha deklaratat e lojtarëve dhe askush nuk ka folur kurrë keq për Icardin. Thuhen kaq shumë gjëra… Nuk ka kërkuar kurrë ngritje rroge, pra nuk ka qenë çështje parash”, ka përfunduar ajo. /Lajmi.net/