Wallyball, kufiri mes dy shteteve bëhet një rrjet volejbolli

Në një kohë ku mure të reja kërcënojnë ndarjen e Evropës, do të ishte mirë të lexonim këtë histori të vogël, të publikuar në të përditshmen britanike “The Independent”, në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Fun

24/08/2015 17:26

Dhe në këtë kufi vdesin shumë njerëz çdo vit, në rrugën e ndaluar drejt Amerikës që ende është ëndrra e një jete më të mirë. Por kjo histori nuk flet për shpresa negative, apo familje të ndara, por për një sport, volejbollin, që në këtë rast bëhet mjet bashkimi mes popujve.

Është një pikë e kufirit në fakt mes SHBA dhe Meksikës që transformohet në një rrjetë volejbolli, duke i dhënë jetë asaj që quhet “wallyball”, turneu më subversiv në botë ku të dyja skuadrat, ajo e Meksikës dhe e Amerikës luajnë ‘në shtëpi’. Nga njëra anë është skuadra e Naco, Sonora Mexico, dhe nga ana tjetër skuadra Naco e Arizonës. Ndeshja e parë u luajt në 1979, më pas që nga 2006, wallyball është bërë një pikë takimi e përvitshme që bëhet në mes të prillit.

“Për ne është një mënyrë për të festuar bashkimin e dy vendeve”, ka thënë kryebashkiaku i Nacos meksikane, Jose Lorenzo Villegas. Të luash me pengesë nuk është e lehtë. Lartësia e murit i detyron lojtarët të sforcohen edhe më shumë, dhe ka dhe raste incidentesh. Megjithatë turneu është i shumëpritur nga të gjithë. /TopChannel