Wallace i bashkohet stafit të trajnerëve te Lakers, do të jetë asistent i Ham

Lakers po kompletojnë stafin e trajnerëve.

Sport

06/06/2022 19:01

Los Angeles Lakers kanë emëruar Darvin Ham në krye të stolit, por tani po kompletojnë edhe pjesën tjetër të stafit të trajnerëve.

Shams Charania bën të ditur se katër herë ‘All-Stari’ i NBA, Rasheed Wallace është pajtuar t’i bashkohet skuadrës së Lakers, si ndihmës-trajner i Ham, transmeton lajmi.net.

Të dy ishin shokë skuadre në Detroit dhe ishin pjesë e skuadrës së 2004 që fitoi titullin e kampionit.

Lëvizja e Wallace ishte paralajmëruar qysh më herët.

Dyshja pritet të sjellin përmirësime të mëdha në repartin defensivë të skuadrës së Lakers. /Lajmi.net/