Walkeri kërkon formimin e qeverisë

Ambasadori William Walker është takuar sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Lajme

19/01/2020 12:25

Gjatë një konference për media, pas takimit, Walker ka bërë thirrje për krijimin e qeverisë duke thënë se Kosovës i nevojitet formimi i institucioneve.

“Ju jeni në një situatë interesante politik tash, dua të mësoj se në çfarë situate jemi, kush po fiton kush po humb. Mendoj që Kosovës i nevojitet një qeveri, keni humbur disa ditë dhe besoj që nuk do të marrë më shumë kohë për t’u formuar qeveria”, ka thënë Walker.

Ambasadori Walker ka thënë tujet se është krenar në atë se çfarë është bërë në Kosovë duke shtuar se ka pasur gjëra të cilat kanë mundur të shkojnë më mirë.

“Kam ardhur në Kosovë sa më shpesh që kam mundur. Ndonjëherë mësoj diçka të re për vendin, e kam parë të rritet për 20 vjet, dhe jam krenar për çka ka ndodhur këtu. Kam kritikuar gjëra të cilat kanë mundur të shkojnë më mirë, por jam krenar se çfarë është Republika e Kosovës tash. Këtë herë kam mësuar disa gjëra, dje isha në Krushë dhe kam dëgjuar se çfarë ka ndodhur atje”, ka thënë ai. /Lajmi.net/