Walker tregon se a e injoroi Thaçin në videon e shumëpërfolur

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Lajme

19/01/2020 14:09

Pas takimit, Walker ndër të tjera ka folur edhe për videon e manipuluar në të cilën pretendohej kinse ai nuk ka dashur t’ia japë dorën Thaçit.

Lexo edhe:

Thaçi-Walker u përqafuan, aktivisti i Vetëvendosjes i manipuloi pamjet

Walker ka kërkuar që të mos trajtohen gjërat në atë mënyrë dhe për t’i hequr të gjitha dyshimet, ai e ka përqafuar sërish Thaçin.

“Ju lutem mos i trajtoni gjërat sikurse atë ditë gjatë vizitës sime në Reçak kur unë isha duke ja dhuruar Thaçit një libër – një gazetar mendoi se aty ndodhi diçka shumë veçantë – se unë nuk ia dhashë dorën Presidentit Thaçi”.

“Pra nëse nuk e keni bezdi, unë dua t’ja shtrëngoj dorën atij edhe njëherë”.