Walcott, lëndim misterioz
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se nuk është i sigurt se për sa kohë do të mungojë sulmuesi Theo Walcott, pasi nuk e di se nga çfarë lëndimi vuan. Walcott ishte pritur të jetë titullar në fitoren 3-1 kundër Stoke Cityt të dielën në Emirates para se të pësojë një dëmtim gjatë ngrohjes.…

Sport
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se nuk është i sigurt se për sa kohë do të mungojë sulmuesi Theo Walcott, pasi nuk e di se nga çfarë lëndimi vuan.
Walcott ishte pritur të jetë titullar në fitoren 3-1 kundër Stoke Cityt të dielën në Emirates para se të pësojë një dëmtim gjatë ngrohjes.
Dhe, Wenger tha: “Ai ka problem me një muskul të abdomenit, nuk e di se çka është. Askush nuk mund të më tregoj se për çka bëhet fjalë. Ai është kontrolluar para ndeshjes dhe ne vendosëm të mos e angazhojmë për shkak se kishte një problem edhe para duelit me Marseillen andaj mund të pësonte edhe më keq. Është pak sa misterioze, sepse nuk e dimë se çka është”.
Arsenali takohet me West Bromwichin në Capital One Cup të mërkurën para se të udhëtojë në Swansea për përballjen në kuadër të Premierligës të shtunën.