Waiters suspendohet me 10 ndeshje nga NBA – analizat e gjakut treguan se lojtari ka tymosur marihuanë

Dion Waiters është suspenduar me 10 ndeshje nga liga e NBA.

Sport

11/11/2019 18:31

Ylli i Miami Heat raportohet se kishte pësuar një sulm paniku në avion, kur skuadra e Miami ishte në udhëtim.

Fillimisht thuhej se lojtarit i ishte përkeqësuar gjendja pasi konsumoi sheqerna (Gummy Bear), por analizat treguan diçka tjetër.

Lojtarit i është shfaqur THC në analizat e gjakur, duke u kuptuar se ai kishte tymosur marihuanë.

Skuadra e Miami ka reaguar menjëherë duke kërkuar falje për rastin, kurse Waiters tashmë do të vuajë dënimin me 10 ndeshje mos lojë. /Lajmi.net/