VV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë
Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se kanë shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Nga VV kanë thënë se të gjithë anëtarët e interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacion shoqërues nga sot deri më 4 dhjetor, shkruan lajmi.net. “Në…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se kanë shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Nga VV kanë thënë se të gjithë anëtarët e interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacion shoqërues nga sot deri më 4 dhjetor, shkruan lajmi.net.
“Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore Ad-Hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm. Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka njoftuar VV. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: