VV: Qeveria të udhëhiqet sipas fuqisë politike

Nënkryetar i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se Vetëvendosje kur ka nisur që të diskutojë me subjektet tjera të Bllokut, gjatë dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së 10 shtatorit, asnjëherë nuk ka hyrë në diskutim me emra të përvetshëm për kryeministër ose kryeparlamentar, por ka hyrë për një çështje më madhore që është pamundësimi i krijimit të Qeverisë Thaçi 3.

Lajme

12/11/2014 17:39

Deputeti i partisë së Albin Kurtit, Visar Ymeri, sa i përket ridizajnimit të mundshëm të qëndrimit të Bllokut për postin e Kryeministrit, thotë se qeveria e Bllokut duhet të udhëhiqet sipas fuqisë politikë.

“Këtu duhet ta gjejmë çelësin e përshtatshëm, dhe natyrisht çelësi duhet ta merrte parasysh peshën e secilit subjekt politik në koalicion. Pra kjo besoj është edhe e ditur dhe natyrisht që diskutimi do të shkojë në këto vija, por deri tash nuk shoh pengesa që do të jenë në rrugë të cilat janë të pakapërcyeshme dhe mendoj dhe besoj fuqimisht që ky bllok do të jetë ai që formon Qeverinë”.

Nuk e di se si do të jetë qëndrimi i AAK-së, por është e natyrshme që qelësi të jetë ky sipas fuqisë politike, ka thënë Ymeri për KosovaPress.