VV: Policia torturoi aktivistët tanë (Foto)

Nëpërmjet një komunikate dhe disa fotografi të dërguara në media, VV bën të ditur se sot rreth orës 16:00, Policia ka liruar dy aktivistët që kishte arrestuar paradite. Aktivistët e sapo liruar, janë rrahur brutalisht në Stacionin Qendra, të Policisë së Kosovës.

Lajme

19/10/2015 17:13

Sipas VV-së i përfshirë në torturimin e aktivistëve ka qenë edhe komandanti i njësiteve speciale, Driton Imeri, transmeton lajmi.net.

Sipas VV-së, me t’i futur në stacionin policor, aktivistëve u është thënë nga Driton Imeri që “tash e tutje ju nuk do të keni punë në gjykata. Këtu ma nuk ka ligje. Thjesht do t’ju rrahim nëpër stacione deri sa të ndaleni”.

Në komunikatë thuhet se policët u kanë thënë aktivistëve t’i qojnë fjalë Dardan Molliqajt dhe disa aktivistëve të tjerë që “sapo t’i arrestojmë do t’i torturojmë më shumë se juve”. Po ashtu, policët kanë sharë e ofenduar aktivistët në baza familjare.

Më poshtë i gjeni edhe disa foto nga lëndimet që aktivisti Shkëlqim Morina ka marrë nga rrahjet. /lajmi.net

VV2 VV VV1