VV mendon ti kthehet zanatit të vjetër: kërkon protesta për të larguar Thaçin

Vetëvendosje beson që rruga e vetme për ta rrëzuar Hashim Thaçin nga pushteti është reagimi qytetar, pra me protesta. 

Lajme

29/10/2014 19:36

Për këtë gjë Vetëvendosje ka kërkuar përkrahje edhe nga partnerët e koalicionit LDK, AAK e Nisma, raporton KTV.

Dardan Molliqaj ka ripërsëritur se në asnjë rast nuk do të ulen në të njëjtën tryezë me HashimThaçin e PDK-në. Po të njëjtë e thonë edhe në AAK.

Megjithëse lideri i PDK-së, Hashim Thaçi po vazhdon të kërkojë takim të përbashkët mes liderëve, në AAK thonë se këto takime nuk sjellin rezultate.

Ata vazhdojnë të insistojnë që takimi të ndodhë në sallën plenare, derisa deklarimet e tij nëpërmes rrjetit social po i quajnë veprime adoleshente.

Por, Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike e Politike, thotë se një takim i përbashkët nuk do të nënkuptonte heqje dorë nga qëndrimet.

Ai thotë se VLAN duhet të mendojë një ri-aranzhim të marrëveshjes, si mënyra e vetme që të mos e humbin mundësinë për ta qeverisur vendin. Për Korenicën, Presidentja nuk ka bërë aq sa ka kompetenca dhe në njëfarë forme roli i saj po shkon në favor të PDK-së, raporton KTV.