VV mban mbledhjen e Këshillit të VV-së, Lushaku-Sadriu: Nuk respektuan pavarësinë institucionale të UP-së, e përdorën si vegël politike

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se mbledhja e sotme e Këshillit të VV-së u mbajt në objektin e Universitetit të Prishtinës, i cili është institucion i pavarur.     ”Sot, në objektin e Universitetit të Prishtinës, një institucion i pavarur që duhet të ruhet nga ndikimet politike,…

Lajme

10/05/2025 18:09

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se mbledhja e sotme e Këshillit të VV-së u mbajt në objektin e Universitetit të Prishtinës, i cili është institucion i pavarur.

 

 

”Sot, në objektin e Universitetit të Prishtinës, një institucion i pavarur që duhet të ruhet nga ndikimet politike, u mbajt mbledhja e Këshillit të VV-së.” ka shkruar ajo.

Tutje Lushaku-Sadriu ka thënë se VV-ja jo vetëm që nuk i respektoi vendimet e UP-së por e përdori atë si vegël politike.

Postimi i plotë i saj: