VV-LDK, sot pritet takimi mes grupeve punuese

Sot për herë të parë do të takohen grupet punuese të krijuara në LDK dhe Vetëvendosje për të harmonizuar programin që mund të çojë drejt një marrëveshje paszgjedhore.

Lajme

18/10/2019 08:00

Grupet punese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së takohen sot për të vazhduar bisedimet aty ku i kanë lënë.

Siç është deklaruar më parë, grupet punuese do të ulen të diskutojnë për harmonizim të programeve, raporton Kp.

Vetëvendosja në këtë grup punues përfaqësohet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca.

Ndërsa LDK ka përzgjedhur anëtarët e kryesisë Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti si të ngarkuar për të vijuar bisedimet me VV-në.