VV kritika në adresë të KQZ-së për mos zgjatje të afatit për diasporën

Vetëvendosje nuk po pajtohet me vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që iu refuzua kërkesa që diasporës t’i zgjatet afati për regjistrim që të mund të votojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Lajme

23/05/2017 13:22

Po ashtu kjo parti përmes një konference për media ka akuzuar KQZ-në se ka lejuar të hyjnë nga Serbia 4 mijë aplikacione të kundërligjshme.

Përfaqësuesi i partisë VV në KQZ, Adnan Rrustemi ka thënë se prokuroria dhe policia duhet ta hetojnë futjen e këtyre listave nga Serbia.

“4 mijë aplikacione kanë ardhur nga Serbia, në mënyrë të kundërligjshme, KQZ të kërkojë nga prokuroria dhe policia një hetim për këtë dhe t’i refuzojë të paligjshme”, ka thënë Rrustemi, raporton lajmi.net.

Ndërsa sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj ka thënë se koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR nuk iu intereson mërgata sepse nuk kanë vota nga kjo kategori.

“Koalicioni i krimit dhe dështimin nuk e duan mërgatën, dhe nuk dhanë asnjë fjalë për të drejtat e mërgatës. Koalicioni i krimit dhe ai i dështimit e dinë se nuk e kanë asnjë votë nga mërgata”, ka thënë Molliqaj./Lajmi.net/