VV kërkon ushqim nga qytetarët dhe bizneset për protestuesit në tenda

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë me ushqim për protestuesit e vendosur në tenda para Kuvendit të Kosovës.

Lajme

23/02/2016 21:50

“Sot ka filluar tubimi masiv i qytetarëve dhe i mbështetësve të kauzave opozitare në sheshin përballë Kuvendit të Kosovës. Qëllimi i këtij tubimi është që të ndalë bërjen e Hashim Thaçit president dhe të shkaktojë dorëheqjen e qeverisë në mënyrë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të reja”, thuhet në këtë thirrje.

Sipas Vetëvendosjes, në shesh janë mbledhur mijëra qytetarë, të cilët do të rrinë aty disa ditë me radhë.

“Për të gjithë këta njerëz do të organizohet furnizimi me ushqim, tre herë në ditë. Ushqimet do të dhurohen nga qytetarët e nga bizneset e vogla, dhe për këtë arsye, i bëjmë thirrje të gjithë simpatizantëve e mbështetësve që mund të na ndihmojnë, të kontribuojnë me ushqime.”