VV-ja kundërpërgjigjet pasi LDK i dha mbështetjen Tahirit: Arbnor Hamiti nga LDK i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë

Pas marrëveshjes së koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së në Mitrovicë, që i siguroi mbështetje kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri, Lëvizja Vetëvendosje është kundërpërgjigjur me një zhvillim të ri politik në qytet. Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, ka bërë të ditur se Arbnor Hamiti, ish-anëtar i LDK-së në Mitrovicë, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, raporton lajmi.net…

Lajme

02/11/2025 18:34

Pas marrëveshjes së koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së në Mitrovicë, që i siguroi mbështetje kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri, Lëvizja Vetëvendosje është kundërpërgjigjur me një zhvillim të ri politik në qytet.

Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, ka bërë të ditur se Arbnor Hamiti, ish-anëtar i LDK-së në Mitrovicë, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, raporton lajmi.net

Në një postim në rrjetet sociale, Fejza ka shkruar.

“Mirëseerdhe Arbnor Hamiti! Arbnori është i lindur dhe i rritur në Mitrovicë, jurist i diplomuar dhe afarist i suksesshëm. Për dhjetë vite ai është angazhuar në LDK, duke mbajtur disa funksione, por ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes për ta vazhduar angazhimin e tij politik në interes të vendit tonë. Djem si Arbnori janë shembuj që duhen ndjekur.”

Postimi i plotë:

“Mirëseerdhe Arbnor Hamiti!
Arbnori është i lindur dhe i rritur në Mitrovicë, jurist i diplomuar dhe afarist i suksesshëm.
Për dhjetë vite ai është angazhuar në LDK, duke mbajtur disa funksione, por, ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes për ta vazhduar angazhimin e tij politik në interes të vendit tonë.
Djem si Arbnori janë shembuj që duhen ndjekur. I dëshirojmë mirëseardhje në Lëvizje dhe rrugëtim të mbarë bashkë me ne”./Lajmi.net/