VV-ja demanton Kujtim Shalën e LDK-së, nuk janë afër me Bllokun
Lëvizja Vetëvendosje demantoi lajmin e orëve të fundit se Blloku opozitar LDK-AAK-Nisma ka pranuar parimet e saj, kurse kjo ka e fundit gjoja ka lëshuar pe dhe ndaj bllokut, si ka deklaruar anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala për TV Rrokum, lajm ky që u transmetua edhe nga disa portale.

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje demantoi lajmin e orëve të fundit, të plasuar në disa portale, se blloku opozitar LDK-AAK-Nisma ka pranuar kushtet e Vetëvendosjes.
Sot, në disa media elektronike është përhapur lajmi se kinse koalicioni LDK-AAK-Nisma i ka pranuar parimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe se Vetëvendosje ka pranuar të lëshojë pe në qëndrime e veta për dialogun me Serbinë, thuhet në një komunikatë për medie të VV-së.
Vetëvendosje do që t’ia bëjë me dije gjithë opinionit publik se ne nuk ka pasur takime me përfaqësues të koalicionit LDK-AAK-Nisma, që nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 17 korrik.
“Rrjedhimisht, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka lëvizur dhe nuk lëviz nga qëndrimi i saj. Qëndrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është ai i dakorduar në draftmarrëveshjen e 16 korrikut, e cila nuk u nënshkrua nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, të nesërmen, më 17 korrik”, përfundon kjo komunikatë e VV-së.