VV e pranon se po përdorë forma jo demokratike për largimin e PDK-së nga pushteti
Partia Demokratike e Kosovës, ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Por partitë që u ranguan pas saj në zgjedhje u bënë bashkë dhe po tentojnë që partinë më të madhe ta lënë në opozitë, pavarësisht se kjo insiston në legjitimitetin demokratik të së drejtës për të qeverisur.

Lajme
Se Partia Demokratike e Kosovës ka fituar legjitimitetin demokratik për të qeverisur me vendin, nuk e mohon as Lëvizja Vetëvendosje, kundërshtarja më e madhe e partisë së Hashim Thaçit.
Të paktën kështu shprehet Ylli Hoxha ish kandidat i Vetëvendosjes për deputet, dhe shef i grupit të asamblistëve të kësaj partie në Asamblenë Komunale të Prishtinës.
Ai përmes një postimi në Facebook, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, ka thënë se, ata që kanë menduar se SHIK-u (aludim në qeverisjen e PDK-së), mund të hiqet qafe me mjete demokratike, kanë pasur mendime naive.
“Asnjë diktator nuk ka ‘shku pej shpije’ pa qitë shkelma. As ky i joni nuk është përjashtim. Ata që kanë shpresuar se e heqim qafe SHIK-un me mjete demokratike janë naivet. Pa ia kombinu terapinë me tre-katër antibiotik kjo dergje nuk hiqet qafe”, ka shkruar Hoxha. (lajmi.net)