VV dorëzon listën e kandidatëve për deputetë, s’tregon sa vende ia la Vjosa Osmanit

Edhe Vetëvendosje ka dorëzuar emrat e kandidatëve për deputetë, në listën  ku janë të inkorporuar edhe emrat nga lista e Vjosa Osmanit.

Lajme

16/01/2021 18:11

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, para mediave ka thënë se nga lista e plotë e VV-së, 41 kandidatë do të jenë gra.

“Anëtari jonë në KQZ sapo dorëzoi listën e kandidatëve të VV-së bashkë me deklaratën e marrëveshjes me Vjosa Osmanin”, tha ai.

“Ne kemi një shtresë të kandidatëve që përfaqëson çdo shtresë të shoqërisë. Ajo që është shumë më e rëndësishme është fakti se deri sot nuk ka pasur asnjë listë që ka pasur më shumë gra, lista i ka 41 gra”, tha ai.

Ndërkaq nënkryetari i VV-së nuk iu përgjigj pyetjes  se sa vende janë të rezervuara për listën e Vjosa Osmanit.

“Është një listë e përbashkët, ku i kemi edhe kandidatët e iniciativës së Vjosa Osmanit. Albin Kurti me Vjosa Osmanin kanë përgatitur bashkë listën që i delegohet  kryetarit”, tha Bislimi. /Lajmi.net/