Vushtrria në Superligë u kthye edhe falë Milot Rashicës

Milot Rashica vendosi të kalonte te Werder Bremen nga Vitesse në vitin 2008, transferim që i ka konvenuar jashtë mase edhe klubit të Vushtrrisë.

Sport

16/06/2019 21:21

Klubi i Vushtrrisë ka përfituar 100 mijë euro nga ky transferim, derisa presidenti i klubit Naser Imeri ka zbuluar se këto mjete i ka shfrytëzuar që ekipi i tij të rikthehet në Superligë.

Përmes një postimi në Facebook, Imeri ka bërë të ditur se si i ka ndihmuar Miloti që ata të ngjiten në kampionatin elitarë të Kosovës pas dy sezoneve, shkruan lajmi.net.

“Nga kalimi i Milotit prej Vitesse tek Werder Bremen, klubi ynë përfitoi një shumë prej 100.000 mijë euro, ku 10% të shumës i takuan menaxherit z. Shukri Asllanit i cili ndërmjetësoi punën ligjore mes klubit tonë dhe klubit të Werderit”, ka shkruajtur ai.

“Këto para të Milotit u shfrytëzuan për sezonet 2017 dhe 2018 ku President i klubit isha unë, dhe rezultoi edhe arritja e synimit tonë Superligës. Faleminderit Milot që na bënë krenar dhe jep kontribut të madh për Vushtrrinë e Kosovën”, shtoi Imeri në Facebook.

Milot Rashica është absolutisht lojtari shqiptar që ka marrë vëmendjen më të madhe kohëve të fundit, falë përformancave brilante me Werderin dhe Kosovën. /Lajmi.net/