Vushtrria në Superligë, Rashica bën një veprim prekës

Edhe zyrtarisht Vushtrria do të jetë pjesë e Superligës për edicionin 2019/20.

Sport

13/05/2019 09:37

Pavarësisht humbjes nga Dukagjini, ekipi i udhëhequr nga Samuel Nikaj e siguroi edhe matematikisht plasmanin në kampionatin elitar të Kosovës.

Vushtrria tubon 63 pikë në vendin e parë, tetë më shumë se Besa në vendin e tretë ku kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, shkruan lajmi.net.

Klubi i Vushtrrisë do organizojë një festë në ndeshjen e ardhshme ndaj Ramiz Sadikut, në ‘Ferrki Aliu’.

Rikthimin në Superligë Vushtrrisë ia ka uruar edhe ish-futbollisti i tyre, Milot Rashica.

Ylli kosovar po shijon momente të mrekullueshme me Werderin këtë sezon, por asnjëherë nuk e harron klubin që i dha gjithçka. /Lajmi.net/