Vushtrria mposht Ferizajin, ndeshje dramatike në Klinë

Ka përfunduar xhiroja e 15 e Superligës së Kosovës me dy ndeshje derbi sa i përket mbijetesës.

Sport

11/11/2019 14:53

Vushtrria ka kryer detyrën, duke mposhtur në shtëpi Ferizajin me rezultat 3-1.

Bashkim Shala (48’ P), Raboshta (64’) dhe De Sousa (74’) realizuan në fitoren e vendasve, që ngrit ata në pozitën e 10-të me 12 pikë, kurse për ferizajasit shënoi Karahoda (82′) që bien në vendin e 11 me 12 pikë, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, Flamurtari e ka mposhtur Dukagjinin në fund të takimit që ishte dramatik.

Dy golat e parë u shënuan nga pika e bardhë, me vendasit që kaluan në epërsi të parët me Mark Milicaj (31’) derisa mysafirët barazuan me Shend Kelmendin (69’).

Gentrit Begolli (90+5′) ishte heroi i kryeqytetasve, që morën tre pikë shumë të rëndësishme sa i përket luftës për mbetje në elitë.

Pas këtij rezultati, ekipi nga Klina vazhdon të mbetet në pozitën e fundit me 8 pikë kurse Flamurtari në vendin e 9 me 15 sosh. /Lajmi.net/