Vushtrria me 72 raste aktive, vatër e re e koronavirusit në Kosovë

Numri i rasteve aktive me koronavirus ka shkuar në 72 në Vushtrri, duke e bërë vendin vatër të sëmundjes.

Lajme

03/06/2020 22:53

Informacionin për lajmi.net e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Vushtrrisë, Sylejman Meholli.

Vetëm përgjatë ditës së sotme, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar 14 raste të reja në Vushtrri.

Sipas komunikatës së lëshuar nga IKSHPK, pesë nga rastet vijnë nga Vushtrria, katër nga Nadakovci, katër në Stanovc të poshtëm dhe një rast në Reznik. Të tri fshatrat e përmendura janë pjesë e Komunës së Vushtrrisë.

Ndërkaq, të hënën qyteti i Vushtrrisë raportonte 14 të diagnostikuar me virusin që shkakton sëmundjen Covid-19, nga 27 sa u shfaqën gjithsej në nivel qëndror, sipas Institutit të Shëndetit Publik.

Sipas të njëjtit burim, përgjatë së mërkurës, 19 persona janë infektuar me virusin pandemik, ndërkaq 24 të tjerë janë shëruar nga Covid-19. /Lajmi.net/