Vushtrria mbyll çerdhen publike, pas rasteve me koronavirus
Komuna e Vushtrrisë nga e marta, do të mbyllë çerdhen publike “Foleja” si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lajme
Komuna, përmes një njoftimi, bëri të ditur se në këtë çerdhe nuk ka asnjë fëmijë e as punonjës të infektuar, porse kjo masë është marrë për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm.
Njoftimi i plotë:
Pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike në komunën tonë e me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, Shtabi Emergjent Komunal vendosi që përkohësisht të ndërprejë punën në çerdhen “Foleja” në
Vushtrri nga nesër, e martë 09.06.2020, deri në një njoftim tjetër. Andaj njoftojmë të gjithë prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër.
Sqarojmë se, deri në këtë moment nuk kemi asnjë të infektuar, as nga stafi e as nga fëmijët që kanë qenë prezentë këto ditë në çerdhe, e vetmja arsye është të ruajmë shëndetin e fëmijëve.
Me respekt! /Lajmi.net/