Vushtrria dhe Dukagjini do të luajnë në Superligë, Besa e Vëllaznimi në barazh

Xhiroja e fundit në Ligën e Parë të futbollit kosovar ka mësuar shumëçka për sezonin e ardhshëm.

Sport

18/05/2019 18:23

Vushtrria si lidere me 69 pikë dhe Dukagjini si ndjekës me 59 sosh, do të jenë skuadrat që do të promovohen në Superligën e Kosovës.

Në anën tjetër, skuadra e Besës, edhe pse me pikët e barabarta me Dukagjinin, do të duhet të kaloj nëpër ‘testin’ e barazhit, së bashku me skuadrën e Vëllaznimit, e cila ka 54 pikë.

Fushë Kosova dhe Kika do të kalojnë në një kategori më poshtë, kurse Ramiz Sadiku dhe Bashkimi luajnë në barazhe.

Kjo do të jetë hera e parë pas 16 viteve që Dukagjini do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës. /Lajmi.net/