Vushtrri: Sulmohet me armë një person derisa ishte në veturë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 20:20 një person ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë në rrugë, një person i panjohur kishte shtënë tri herë me armë në drejtim të automjetit të tij me c’rast i kishte dëmtuar gomën e veturës. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se njësia policore…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 20:20 një person ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë në rrugë, një person i panjohur kishte shtënë tri herë me armë në drejtim të automjetit të tij me c’rast i kishte dëmtuar gomën e veturës.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, policia nuk ka hasur të dyshuarit dhe nuk kanë gjetur gëzhoja.
“Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/