Vushtrri, pasi dehen e rrahin nënën e tyre

Një grua në Vushtri nuk përfundoi edhe aq mirë në natën e ndrrimit të motmoteve.

Lajme

02/01/2019 11:39

Menjëherë pas mesnatës, ajo u sulmua nga dy djemtë e saj, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë të dy të dyshuarit kanë qenë të dehur.

Viktima, bashkë me vajzën e saj tetë vjeçare është dërguar në strehimore.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/