Vushtrri: Humb jetën derisa po punonte në shtyllë elektrike (Foto)

Një person ka humbur jetën në fshatin Novolan të Vushtrrisë, derisa ishte duke punuar në një shtyllë të energjisë elektrike.

Lajme

25/04/2015 19:41

Rasti për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se bëhet fjalë për një person të moshës 28 vjeçe.

“Një person është sjellë në Qendrën Mjekësore Emergjente në Vushtrrisë, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi i sjellë është pa shenja jete. Policia këtë rast është duke e trajtuar si vdekje të dyshmitë”, thotë Zahiti.

Veriu.info mëson se personi që ka gjetur vdekjen në kohën po punonte në shtyllë elektrike është F. Isa, nga fshati Novolan, derisa ngjarja me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:00.

aa

aaa

aaaa