Vullkani më i rrezikshëm në botë
Parku nacional Yellowstone, Wyoming, është kërcënuar nga një sasi e madhe e magmës. Një sasi, ndër të tjera, që mendohet se është dy herë e gjysmë më e madhe, siç mendohej. Tërësia e tij nën shkëmbinj është 88 kilometra gjatësi dhe 29 kilometra gjerësi, me një maksimale prej 14 kilometrash thellësi. Sipas studimeve nga Universiteti…

Lifestyle
Parku nacional Yellowstone, Wyoming, është kërcënuar nga një sasi e madhe e magmës. Një sasi, ndër të tjera, që mendohet se është dy herë e gjysmë më e madhe, siç mendohej. Tërësia e tij nën shkëmbinj është 88 kilometra gjatësi dhe 29 kilometra gjerësi, me një maksimale prej 14 kilometrash thellësi.
Sipas studimeve nga Universiteti i Utah, kjo do të thotë se vullkani gjigant që shtrihet nën Yellowstone, me shpërthimin e tij mund ta shkaktojë dëmin më të rëndë në dy milionë vjetër e fundit.
Një shpërthim që do të kishte pasoja në tërë botën, hiri i së cilit do ta ‘varroste’ gjysmën e Amerikës së Veriut, ndërsa retë do ta terronin tërë globin.
Shpërthimi i fundit kishte ndodhur 640 mijë vjet më parë, por është e pamundur të parashihet se kur do të ndodh i ardhshmi. Natyrisht, Yellowstone nuk është vendi i vetëm në planet që rrezikohet nga vullkanet e fuqishme dhe ende aktivë.