Vulini bëhet qesharak, e quan “hipokrit” emisarin gjerman pasi tha se Kosova duhet të jetë anëtare e KE-së

Lajme
Aleksandar Vulin e quajti hipokrit emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin, pasi ky i fundit përgjatë vizitës së tij në Kosovë dje tha se shteti kosovar duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.
“Të deklarosh në Prishtinë se e ashtuquajtura Kosovë duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe në Beograd të flasësh për perspektivën evropiane të Serbisë është hipokrite, por edhe ofenduese”, citon Radio Evropa e Lirë në edicionin serb të ketë thënë Vulini, përcjell lajmi.net.
Ai vlerësoi se “nuk ka vend në Këshillin e Evropës për shtetin e Serbisë dhe territorin e Kosovës nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB)”.
I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, shkroi në Twitter se “Kosova është në zemër të Evropës” dhe se ajo ka vend në Këshillin e Evropës, si dhe se pozicioni i Gjermanisë për këtë çështje është i qartë.
Më 12 maj, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Si kundërpërgjigje e kësaj, Nikola Selakoviq tha se do të punojnë për çnjohje të Kosovës. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se nuk ka kurrfarë informacioni se dikush do ta çnjoh sovranitetin e Kosovës. /Lajmi.net/