Vulin: Vendimi për Trepçën mund të destabilizojë Kosovën

Ministri serb i Punës dhe Politikës Sociale Alexander Vulin ka thënë për RTS se përpjekja e Prishtinës për miratimin e ligjit për Trepçën tregon se Prishtina kërkon të vendos rregullin se çdo gjë që është në territorin e Kosovës i takon "këtij lloji të Qeverisë”.

Lajme

08/10/2016 08:31

Kjo, sipas Vulin,  është sikur të thuash se “Ne themi këtu në Beograd se Coca-Cola është e vendosur në Zemun, kjo është shtëpia jonë, por çfarë të bëjmë me pronarin e saj nga Greqia, Amerika “, ka thënë Vulin.

Qeveria ka paralajmëruar moti se kjo do të ndodhte në Kosovë, dhe ai që e bën këtë, siç vlerëson Vulin, jo vetëm se nuk është duke menduar për asetet, por janë duke e bërë një situatë shumë të vështirë.

Duke shtuar se kjo ishte një përpjekje për të destabilizuar Kosovën, ai vuri në dukje se situata mund ta destabilizojë më tej sigurinë, duke shtuar se kryeministri Aleksandar Vucic ishte më se e qartë gjatë disa javëve të fundit, kur paralajmëroi për një skenar të tillë./Lajmi.net