Vulin takon policët e ardhshëm
Aleksandar Vulin do të qëndrojë sot në Leposaviq për të biseduar me policët e MUP’it që pritet të integrohen në Policinë e Kosovës në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Lajme
Ministri serb i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin sot do të bisedojë me nëpunës policorë të Serbisë që do të integrohen në Policinë e Kosovës, raporton B92. Ata do të integrohen në përputhje me Marrëveshjen e Parë e në bazë të dialogut Beograd – Prishtinë ndërmjetësuar nga BE.
Mediat serbe raportojnë se biseda do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës në Leposaviq. Pas kësaj Vulin do të përurojë rrugën Soçanica – Vuça, asfaltimin e të cilës e ka bërë Serbia.
Qeveria e Serbisë dje ka marrë vendim që t’u ndërpresë financimin pjesëtarëve të MUP’it në Kosovë të cilët i ka mbështetur financiarisht vazhdimisht që nga viti 1999.