Vulin takohet me Shefin e EULEX’it

Ministri pa Portofol i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pritur sot, në një takim në Beograd, Shefin e EULEX’it, Bernd Borchardt, me të cilin ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit.

Lajme

14/11/2013 13:39

Ministri pa Portofol i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, është takuar sot në Beograd me Shefin e EULEX’it, Bernd Borchardt, me të cilin ka ka biseduar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Serbisë dhe këtij misioni me rol ekzekutiv në Kosovë.

Ata kanë biseduar edhe lidhur me situatën në Kosovës pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njofton se  të dy palët kanë shfaqur interes për ngritjen e bashkëpunimit në mes tyre.

Zyrtari i qeverisë serbe ka shpjeguar qartazi qëndrimin dhe pritjet e Serbisë për një prezencë të vazhdueshme të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Ndryshe, sot pasdite do të fillojë vizitën në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas njoftimit të kësaj zyre, thuhet se Vulin do të qëndrojë në Shtëpinë e Shëndetit në këtë pjesë.

Ndërsa në orë 20:00, ai do të merr pjesë në Rock Koncertin në Sheshin e ashtuquajtur “Shumadia” në Veri të Mitrovicës, ku do të marrin pjesë grupe muzikore nga Serbia.