Vulin shtyn vizitën në Kosovë

Aleksandar Vulin kishte paraparë që të premten, të shtunën dhe të dielën të qëndronte në Shtërpcë, Zveçan dhe në Manastirin e Deçanit. Agjenda përfshinte aktivitete politike dhe fetare. Por, siç njoftohet, ai e ka shtyrë këtë vizitë.

Lajme

22/11/2013 08:15

(E Plotësuar)

Siç raporton e gazeta beogradase “Novosti”, vizita në Kosovë e Ministrit serrb pa Portofol, Aleksandar Vulin, është shtyrë.

Nuk janë dhënë arsyet e shtyrjes së kësaj vizite as koha se kur do të mund të realizohet ajo.

 

—————————————-

Ministri serb pa Portofol, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, do të nisë sot një vizitë triditëshe në Kosovë, ka bërë të ditur Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Ditë më parë qe bërë e ditur se kërkesa e Vulin për të vizituar Kosovën është refuzuar nga autoritetet kosovare për shkak se kërkesa ishte parashtruar jashtë afateve të dakorduara.

Sido që të jetë, planifikohet që Vulin so ttë qëndrojë në Shtërpcë, nesër në Zveçan ndërsa të dielën në manastirin e Deçanit për të marrë pjesë në një festë fetare ortodokse. Gjatë kësaj ceremonie, Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë do t’i ndahet një dekoratë nga Kisha ortodokse Serbe.

Ndërsa sot në Shtërpcë, Vulin do ta mbajë një takim me kandidatët për Kryetarë të Komunave nga “Lista Serbe”, ndërsa do të bisedojë edhe me drejtuesit e ndërmarrjeve publike dhe shkollave.

Ai gjithashtu do t’u shpërndajë një donacion në para të 36 foshnjeve të lindura në Shtërpcë gjatë këtij viti.