Vulin në inaugurimin e Kryetarëve
Aleksandar Vulin do të vizitojë nesër pjesën Veriore të Kosovës. Ai do të marrë pjesë në inaugurimin e Kryetarëve të rinj të Leposavicit dhe Zubin Potokut.

Lajme
Ministri serb pa Portofol i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, do të arrijë sërish për vizitë në Kosovë të premten.
Ai do të marrë pjesë në mbledhjet inauguruese tëKkomunave të Leposavicit dhe Zubin Potokut, ku edhe zyrtarisht do të marrin pozitën e Kryetarëve të Komunave ish Kandidatët e “Listës Serbe”, Dragan Jablanovic dhe Stevan Vulovic.
Së pari, në orën 12:00, do të mbahet mbledhja në Kuvendin Komunal të Leposavicit, ndërsa, më pas, në orën 140:00, do të pasojë mbledhja e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, shkruan në komunikatën e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë dhe Metohi, transmetojnë mediat serbe.
Jablanovic dhe Vulovic janë dy nga Kandidatët e “Listës Serbe”, të cilët gjatë zgjedhjeve lokale u shpallën fitues.