Vulin ndjehet mirë
Aleksander Vulin ndjehet mirë që Kryetari në Mitrovicën e Veriut nuk do të jetë shqiptar. Ai kërkon sqarime nga BE pse votat janë bartur në Fushë Kosovë.

Lajme
Ministri serb pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ndjehet mirë, pasi që Mitrovicën e Veriut nuk do ta drejtojë një shqiptar.
Ai ka thënë se vendimi i OSBE’së që votat të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovës është i papranueshëm, raportojnë mediat serbe.
“Qeveria e Serbisë e ka humbur frikën me të madhe kur bëhet fjalë për Mitrovicën, që kryetar të jetë dikush që mitrovicasit nuk e duan”.
Vulin pret që të formohen autoritetet serbe me kryetar serb dhe sipas tij është e rëndësishme që serbët do të vazhdojnë bashkëpunimin me Mitrovicën e Veriut.
Ai, po ashtu, ka kërkuar shpjegime nga Bashkimi Europian përse votat nuk janë numëruar në vendvotime, por ato janë bartur në QNR.