Vulin “lufton” urinë në Graçanicë

Ministri serb ka thënë në Graçanicë se asnjë familje në Kosovë nuk do të jetë e uritur, ndërsa për marrëveshjet me Prishtinën është shprehur të jenë arritur për ta normalizuar jetën në Kosovë.

Lajme

18/09/2013 08:37

Ministri pa Portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka marrë pjesë mbrëmë në Graçanicë në shpërndarjen e ndihmave humanitare për familjet në nevojë të cilat janë kthyer për të jetuar në Kosovë.

“Asnjë familje në Kosovë nuk do të jetë e uritur, por nuk është zgjidhje nëse kemi njerëz që varen nga ndihmat sociale, por duhet të sigurohen vende pune, kushte që njerëzit të fitojnë për veten e tyre dhe që t’u kthehet prona”.

“Marrëveshjet e Brukselit (ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës) dhe gjithçka që kemi bërë, e kemi bërë me qëllim që të normalizohet jeta në Kosovë, që ajo të bëhet me e lehtë dhe më e mirë”.

Vulin u ka dhuruar çelësat e shtëpive edhe dy familjeve serbe në Suhadoll dhe Gushtericë të Ulët, të cilat janë ndërtuar me fondet e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, raporton Tanjug.