Vulin: Kroacia po përpiqet të tregojë se fashizmi s`ishte i keq
Ministri serb i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se ngjarjet në Zagreb, në shenjë proteste në një ndeshje futbolli nuk janë incidente, por politikë zyrtare kroate e cila kërkon të shpjegojë se fashizmi nuk ishte aq i keq, dhe se ustashët ishin punëtorë humanitar.

Lajme
“Ajo që ndodhi në Kroaci nuk është një incident, incidenti është diçka që ndodh një herë, por nuk përsëritet më. Kjo është një vazhdimësi e politikës zyrtare kroate, në të cilën në vend që të merren me fashizmin dhe trashëgiminë e ustashëve është duke u përpjekur për të shpjeguar se fashizmi nuk ishte aq i keq dhe se ustashët ishin punëtorë hiumanitarë dhe se çdo gjë që i kanë bërë serbëve e kanë merituar dhe është dashur të presin që t`i ndodhte diçka e tillë ” tha Vulin për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi se është e pakuptimtë që një vend i Bashkimit Evropian nuk është në gjendje të merret me trashëgiminë fashiste dhe ta thellojë e justifikojë ekzistencën e fashizmit në vendin e tyre.
“Fokusi i politikës sonë të jashtme është që të mbrojë serbët, por kjo kërkon bashkëpunimin e BE-së dhe qeverisë kroate, e cila kishte guximin për të bërë vërejtje në qëndrimin e Serbisë ndaj pakicave të njëjtën kohë kur ata këndojë “Vrite serbin” , ka përfunduar ai.