Vulin flet për tutën e Prishtinës

Aleksandar Vulin mendon se Kosova po frikësohet nga ideja që serbët ta marrin fatin në duart e veta dhe gjithë atë që parasheh Marrëveshja e Brukselit të bëhet pjesë e realitetit – formimi i Bashkësisë së Komunave serbe.

Lajme

14/09/2013 09:13

Aleksandar Vulin, Ministri për Kosovën i ngarkuar nga Qeveria e Serbisë, ka deklaruar për Pink TV se arsyeja e pjesmarrjes së serbëve në zgjedhjet lokale që do mbahen më 3 nëntor është formimi i Bashkësisë së Komunave serbe, që përmes tyre Serbia të vazhdojë të financojë serbët në Kosovë.

Ai deklaroi se Prishtina zyrtare po frikësohet që serbët të marrin fatin në duart e tyre.

“Ditëve të fundit po shihet se Prishtina është e frikësuar nga ideja që serbët të marrin fatin në duar të veta dhe që gjithë atë që parasheh Marrëveshja e Brukselit të bëhet pjesë e realiteti – të formojmë Bashkësinë e komunave serbe”.

“Për këtë arsye, ne po dalim në zgjedhje, sepse është shumë e rëndësishme që 10 kryetarë komunash të jenë të afërt me Beogradin e jo me Prishtinën.”

“Vetëm atëherë do të kemi thelbin dhe metodën që pa penguar, ligjshëm, me pranim nga gjithë bota, të financojmë jetën në Kosovë.”