Vulin edhe sot në Kosovë

Aleksandar Vulin do të qëndrojë sot në pjesën Veriore të Kosovës. Së bashku me përfaqësues të Listës Serbe, ai do të marrë pjesë në një tubim në Fakultetin Teknik në Veri të Mitrovicës.

Lajme

30/11/2013 09:34

Ministri në Qeverinë e Serbisë i angazhuar për Kosovë, Aleksandar Vulin, do të qëndrojë sot në Veri të Mitrovicës, raporton B92.

Vulin pritet ta vizitojë Qendrën për rehabilitimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Më pas, ai do të marrë pjesë në hapjen e fabrikës për qepjen e këmishave në Zubin Potok.

Siç thuhet në komunikatën e “Zyrës për Kosovë e Metohi” në Qeverinë e Serbisë, Vulin do të shpërndajë pako me dhurata fëmijëve në këtë qendër të rehabilitimit që ndodhët në Veri të Mitrovicës.

Ndërsa, përveç hapjes fabrikës në Zubin Potok, Vulin së bashku me kandidatin e “Listës Serbe” për Kryetar të Veriut të Mitrovicës, Krstimir Pantic dhe shefin e të ashtuquajturit Qarkut të Mitrovicës, Vasa Jelic, do të mbajnë fjalim në Fakultetin Teknik.