Vulin: Do të vazhdojë Zyra për Kosovën

Aleksandar Vulin pohon se Zyra për Kosovën do të vazhdojë së funksionuari edhe gjatë kësaj qeverie. 

Lajme

15/05/2014 13:44

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë do të vazhdojë të punojë me kapacitet të plotë edhe gjatë këtij mandati qeverisë, ka thënë sot Aleksandar Vulin.

Edhe pse Qeveria e re e Aleksandar Vuçiqit, ishte planifikuar që të mos ketë një institucion të veçantë që do të merrej me Kosovën, Vulin e pohon të kundërtën.

“Zyra për Kosovën do të punojë me kapacitet të plotë, ndërsa shumë shpejtë do të vendoset edhe se kush do të jetë në krye të kësaj zyre”.

Ai u ka thënë gazetarëve në Beograd se kur bëhet fjalë për Kosovën, secili ministër do të jetë në kryet të kësaj zyre.

“Secili ministër në Qeverinë e Serbisë do të duhej që të brengoset për njerëzit në Kosovë dhe për të gjitha ato me të cilat Kosova në përfaqëson”.