Vuçiqi paralajmëron bisedime për Kosovën me Macronin dhe Scholzin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se java e ardhshme, është e vështirë, ndërsa ka paralajmëruar se për Kosovën, do ketë bisedime me liderë evropianë, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Këtë ai e bëri të ditur përmes një reagimi të tij në rrjete sociale. ”Prandaj ftoj edhe një herë…

Lajme

28/05/2023 17:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se java e ardhshme, është e vështirë, ndërsa ka paralajmëruar se për Kosovën, do ketë bisedime me liderë evropianë, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një reagimi të tij në rrjete sociale.

”Prandaj ftoj edhe një herë të bisedojmë me të gjithë përgjegjësit në shoqërinë tonë, të cilët përmes dialogut mund të ofrojnë një shans, stabilitet në përparimin e mëtejshëm të vendit tonë.Në të njëjtën kohë, java e ardhshme është e vështirë për të gjithë ne. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me të gjithë liderët evropianë nga Bratislava, Kishinau, bisedimet me Macron, Scholz, deri te lufta për popullin tonë në Kosovë”.

Tutje ai tha se Serbia nuk do të bie nën presionin ndërkombëtar dhe dorëzimi nuk është menduar asnjëherë.

”Dhe për ata që kanë frikë, që pyesin nëse do të dorëzohemi dhe do të biem nën presion, përgjigja ime është – S’ ka dorëzim, dhe asnjëherë dorëzimi nuk ka ardhë në konsideratë”, është shprehur Vuçiq.

Theksojmë se të premten kryetarët e zgjedhur në pjesën veriore të vendit shkuan në Komunë për të ushtruar detyrën e tyre.

Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës, teksa u raportua se pesë policë u lënduan dhe disa makina të tyre u dogjën.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar fuqishëm veprimet e Kosovës, duke i kërkuar që të shtensionojë situatën.

BE-ja ka kërkuar që Prishtina të mos marrë veprime të njëanshme, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.