Vuçiq uron Listën Serbe për fitore, Kosovën e quan Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përgëzuar Listën Serbe për fitore në komunat veriore të Kosovës.

Lajme

19/05/2019 22:44

Vuçiq i ka falënderuar të gjithë qytetarët në veri të Mitrovicës që i mundësuan këto zgjedhje, përcjell lajmi.net.

Ndërsa, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka telefonuar Vuçiqin para mediave duke ia lëshuar zërin që të dëgjohet në publik.

“Ky është konfirmimi më i mirë i unitetit në politikë. Dua të falënderoj të gjithë ata që dolën në zgjedhje në vendin tonë, në Serbinë tonë”, ka deklaruar Vuçiq duke iu referuar Kosovës si Serbi.

Theksojmë se rezultatet preliminare do të publikohen pas orës 23:00 nga KQZ./Lajmi.net/