Vuçiq uron Handken për Nobelin: Ky çmim është për cilësitë tua morale, guximin dhe dinjitetin tënd

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, nuk ka zhgënjyer për rastin “Handke”, duke e uruar shkrimtarin kontravers austriak për marrjen e Nobelit në Letërsi.

Lajme

10/12/2019 19:35

“I dashur mik, pranoni urimet e mia të sinqerta. Si laureat i Çmimit Nobel, ju jeni pavdekësuar. Ky çmim është një çmim për veprën tuaj të shquar letrare, për njohurinë dhe krijimtarinë tuaj, por edhe për cilësitë tuaja të pakrahasueshme morale, për guximin dhe dinjitetin, për luftën me idealet tuaja të një intelektuali të lartë”, tha Vuçiç në një urim për Handke.

“Serbia ju konsideron një mik të vërtetë dhe, unë do të jem i lirë të them se ne e ndjejmë çmimin tuaj Nobel si të fituar nga një prej nesh. Tani, me Ivo Andriç, ne po festojmë një tjetër fitues të Çmimit Nobel. Shpresoj, i dashur mik, për vizitën tuaj së shpejti në Serbi.”

Dhënia e çmimit për Handke ka shkaktoi një zemëratë të madhe publike. Kjo, sepse ai hapur ka dhënë mbështetjen e tij për regjimin Slobodan Millosheviçit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. /Lajmi.net/