Vuçiq thotë se Serbia nuk është fajtore për migrimin ilegal të kosovarëve

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të enjten se shteti i tij, në asnjë mënyrë, nuk është fajtor për migrimin e qytetarëve të Kosovës, dukuri kjo që, sipas tij, i ka shqetësuar shtetet e BE-së.

Lajme

05/03/2015 17:19

Ai gjatë një takimi me komisionerin evropian për migrim, punë të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopouloss, ka thënë se Serbia do të angazhohet për shtimin e kontrollit në kufijtë shtetëror.

“Kufijtë nuk mund të jenë të ndjeshëm kur ka të bëjë me azilkërkuesit nga Kosova”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

“Serbia ndërmori veprime në konsultim me Brukselin dhe disa qeveritë evropiane. Vendi ynë ka vepruar në përputhje me marrëveshjen e Brukselit mbi lirinë e lëvizjes, por edhe me qeveritë evropiane për të ndërmarrë veprime që nuk do t’i lejonte ata të abuzonin me besimin tonë”, tha Vuçiç.

Ndërsa Avramopulos tha në fjalën e tij se Serbia ka luajtur një rol konstruktiv kur bëhet fjalë për ndalimin e azilkërkuesve nga Kosova.

Ai njoftoi se Serbia do të marrë veprime vendimtare dhe në veçanti forcimin e kontrollit kufitar me Hungarinë në mënyrë për të zgjidhur problemin e azilkërkuesve shqiptarë nga Kosova, por edhe për ata serbë.

“Edhe Kosova flitet më shumë në media, qytetarët serbë futen gjithashtu në mesin e atyre që kanë aplikuar më shumë për azil. Çelësi për hapjen e kapitullit 24 për Serbinë është ndalimi i migrimeve nga Kosova dhe azilkërkuesit nga Serbia”, tha Avramopulos.