Vuçiq sulmon kundërshtarët e tij politik për shkak të Kosovës

14:39 | 21 Maj 2019

Foto: Tanjug

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka insistuar se Kosova vazhdon të jetë tema më e rëndësishme për Serbinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se seanca e parlamentit serb për Kosovën nuk është një truk, siç spekulohet nga kundërshtarët e tij politik.

Vuçiq ka thënë se çdo ditë ka dëgjuar kritika dhe akuza se si nuk ka guxim të paraqitet para përfaqësuesve politik të pyetet në lidhje me Kosovën.

“Kur shkoj për t’u takuar me përfaqësuesit e SPC, thonë: Pse takohesh me kishën, duhet të shkosh në parlament. Pastaj them se do të vij në parlament, të përgjigjem në pyetje, të jap raport, e pastaj thonë se kjo do të jetë një truk. Çfarë truku?”, deklaroi presidenti serb para gazetarëve në Novi Sad, transmeton lajmi.net. Vuçiq është pyetur se në lidhje me çfarë dhe ku mendojnë se duhet të bisedohet, nëse jo me përfaqësuesit e lartë të shtetit për Kosovën.

“Ndoshta me përfaqësuesit e lartë të shtetit dëshironi të bisedoni për drejtorin e përgjithshëm të RTS-it, Dragan Bujosheviq, ndoshta ata janë më të rëndësishëm se Kosova? Për mua nuk janë”, shtoi ai.

Vuçiq ka theksuar se për të paralamenti është një vend shumë i rëndësishëm dhe për opozitën duhet të jetë vendi më i rëndësishëm, kurse në Kosovë, në këtë moment, nuk janë temë më të rëndësishme.

“Nëse këtë dikush nuk e kupton, nëse interesat e tjerë të liderëve të caktuar të opozitës janë më të rëndësishme se Kosova, unë i uroj për këtë”, theksoi ai.

Parlamenti serb do të mbajë seancë për Kosovën më 27 maj dhe Vuçiq është në mesin e të ftuarve së bashku me Kryeministren Ana Bërnabiq dhe drejtorin e zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq. /Lajmi.net/