Vuçiq goditet në fytyr (Video)

13:23 | 11 Korrik 2015

(Plotësim) Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq është lënduar lehtë gjatë sulmit me gurë në Srebrenicë, raporton Blici serb.

Kryeministri serb u gjuajt me gurë nga turma e njerëzve të cilët ishin mbledhur për të nderuar viktimat e gjenocidit serb në Bosnje dhe në rivarrimin e trupave të disave të vrarëve të cilët rezultonin të zhdukur, transmeton në shqip Gazeta Express.

Vuçiq është goditur në fytyrë nga gurët me ç’rast ka marrë lëndime të lehta, nga gurët, shishet dhe këpucët që janë hedhur në drejtim të tij në momentin kur ai ishte drejtuar varrezave ku do të bëhej rivarrimi.

Policia ka evakuuar menjëherë kryeministrin serb dhe delegacionin e tyre.

———————————-

Mediat serbe raportojnë se kryeministri serbe, pasi që kishte vendosur kurore lulesh në plakën përkujtimore, dikush nga masa e të pranishmëve kishte hedhur gurë në drejtim të tij, transmeton lajmi.net.

Vuçiq më pas, i përcjell me masa të shtuara të sigurisë, është përcjell drejtë autokolonës së tij, por sulmeve nuk ka mundur t’iu ikë për shkak të kontaktit shumë të afërt me njerëzit që kishin rrethuar rrugën.

Ende nuk dihet nëse sulmet vazhdojnë ende dhe nëse eskorta e kryeministrit serb ka arritur të largohet pa ndonjë dëm të madh.